Fituesit e fundit lista shpallet ne fund te javes

Në fund të kësaj jave ministria e Arsimit pritet të shpallë fituesit e fundit të vitit akademik 2010-2011. Burime zyrtare pranë MASH, bëjnë me dije për AS se rezultatet do të shpallen në 30 tetor, ndërkohë që specialistët e arsimit janë në fazat e fundit të përllogaritjes së pikëve.
Në këtë stad të fundit pritet të shpallen mbi 3000 fitues, në degë të cilat sipas kuotave të mbetura bosh nuk kanë qënë shumë të preferuara nga ish maturantët. Ndërkohë përsa i përket kuotave të mbetuara bosh rreth 59 në 7 fakultete të universitetit të Tiranës ato nuk do të plotësohen, por tashmë konsiderohen të djegura, kjo për arsye të tejzgjatjes së kohës së rergjistrimit në raport me fillimin e vitit të ri akademik.
Pas publikimit të fituesve të formularit A3, auditorët e universiteteve në Tiranë dhe rrethe nuk do të presin më studentë të rinj, me përjashtim të atyre të sistemit part time të cilët pritet të frekuentojnë orët e leksioneve në ditë të vecanta, si dhe studentët e masterave profesionalë dhe shkencorë të cilët kanë filluar të dorëzojnë dokumentet e tyre pranë sekretarive të fakulteteve.
Edlira Sulejmani