Antiduhan ndryshon ligji gjoba per konsumatoret
Kush do të pijë duhan në vende të ndaluara do të gjobitet. Ky është ndryshimi që pritet të pësojë ligji tashmë i dështuar kundër konsumimit të duhanit. Drejtori i Politikave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha për “AS” se ky propozim është kryer gjatë një takimi mes Ministrit të Shëndetësië me ekspertët e fushës. Ai shtoi se edhe inspektorët sanitarë kanë dështuar gjatë detyrës së tyrë dhe për këtë arsye u ngrit dhe një Taks-Forcë.
"Ministria e Shëndetësisë ndihet e keqardhur për mungesë të angazhimit të inspektoriatit sanitar, qoftë për mungesë të koordinimit apo të bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe vecanërisht me policitë respektive bashkiake apo të shtetit. Ky ligj nuk gjeti, si të thuash zbatimin e duhur. Gjoba aktualisht prek vetëm pronarin, në një të ardhme të afërt do prek dhe qytetarin dhe atë që pi duhan atje ku nuk duhet të pijë duhan", tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave, MSH.
Pipero tha se dhe gjobat kundrejt pronarëve të bareve dhe restoranteve do të mblidhen më lehtë tani, pasi gjobat do të hartohen si tituj ekzekutivë. Nuk do të lihet asnjë gjobë pa u vjelë shton ai, përfshi këtu dhe ato të prapambeturat.
"Ajo cka kishim për të rregulluar ishte fleta e gjobës, nga një fletë gjobe e zakonshme në një titull ekzekutiv. Natyrisht shumë prej tyre do paguhen vullnetarisht, shumë prej tyre përmes gjykatës, por do të ekzekutohen", tha Pipero.
Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit hyri në fuqi më 26 maj të vitit 2007. Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset e mbyllura publike dhe reklamës të produkteve të duhanit. Deri tani, nëse dikush kapej duke pirë duhan në një mjedis të mbyllur, gjoba i vendosej pronarit të ambjentit dhe dënimi shkonte deri në 50 mijë lekë. Ndërsa për reklamat për duhanin gjoba ka shkuar edhe deri në 3 milionë lekë.
Julia Bardhushi