E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia notë proteste Maqedonisë

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç deklaroi se Serbia ka dërguar një notë të ashpër proteste tek përfaqësuesit e Maqedonisë për shkak të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Qeverisë së Shkupit dhe autoriteteve kosovare, të cilën Beogradi e cilëson totalisht të papranueshme. Edhe pse nuk ka bërë komente të mëtejshme, Jeremiç ka thënë për gazetën Veçernje Novosti, se Beogradi po shqyrton marrjen e masave të tjera kundër Maqedonisë. Ministri i Jashtëm serb komentoi edhe marrëdhëniet me SHBA, duke deklaruar se edhe pse ka përplasje lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës, gjë që të cilën amerikanët e mbështesin fuqishëm, sërish Serbia është e interesuar të bashkëpunojë. Për Jeremiç, vizita e presidentit rus Medvedev ishte një mbështetje e fortë për Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›