Serbia patjetër të gjejë zgjidhje për Kosovën

Zëvendëskryeministri serb, Bozidar Djelic ka thënë se nuk është kusht për marrjen e datës për negociata rreth anëtarësimit të Serbisë në BE, arritja e një marrëveshjeje me Prishtinën.
“Serbia ka propozuar hapjen e dialogut me Prishtinën, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen më të rëndë – çështjen e statusit të Kosovës”, ka thënë Djelic.
Sipas zëvendëskryeministrit serb të angazhuar për integrime evropiane, nuk duhet t’u shkohet rrotull gjërave rreth Kosovës.
“Që të hyjë në BE, Serbia patjetër duhet të gjejë zgjidhje për Kosovën, sikurse edhe Prishtina, në qoftë se dëshiron të shkojë më tutje në integrimet evropiane”, ka thënë Djelic për gazetën Blic.
Zëvendëskryeministri serb ka potencuar se kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës është në interes të Evropës dhe botës, sepse do të eliminonte ndarësit ekzistuese rreth çështjes kontestuese për Kosovën.