E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia po e mban peng paqen në Ballkanin Perëndimor

09-01-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Modeli i çoroditjes së fesë padyshim është Kisha Ortodokse Serbe, e cila po i qet hije të zezë fesë së krishtere. Këta njerëz të cilët që shumë kohë po e udhëheqin Kishën Ortodoksë Serbe, po veprojnë në menyrë shkatërruese kunder çdo gjeje që është shqiptare. KOS-i ishte dhe ka mbetur frymëzuesi shpirtëror i nacionalizmit serbomadh. Është nxitësja e regjimit kriminal të Millosheviqit, i cili vrau dhe masakroi me mijëra  myslimanë në Bosnje dhe shqiptarë të Kosovës, me rastin e shpërbërjes së ish- Jugosllavisë. Demokracia do të duhej të jetë rregull për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Demokracia ndër të tjera ka të bëjë edhe me lirinë e fesë. Por këta kryepopët serbë tashmë janë shpërfaqur si mendjekrisur. Fytyra e tyre e vërtetë është në ekstrem armiqësore karshi shqiptarëve edhe pas pavarësisë së Kosovës. Mesazhe dhe zëra antishqiptare kryepopët e Kishës Ortodokse Serbe përçuan para besimtarëve të tyre në Manastirin e Deçanit dhe në Patrikanën e Pejës me rastin e Kërshëndellave gjatë këtij uikendi e ku mori pjesë edhe presidenti Tadiq dhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin, i ndihmave “humanitare”  për minoritetin serb në veri të Kosovës. Herën e fundit Tadiq në Kosovë dhe pikërisht ne Manastirin e Deçanit ishte në vitin 2009. Kësaj radhe në kufi me Kosovën, në Pejë dhe në Deçan eskorta e Tadiqit e përcjellë nga KFOR-i dhe policia e EULEX-it, hasi ne protestat dhe rezistencën e djemve guximtarë të “Vetëvendosjes”, të cilët u organizuan që shovinisti Tadiq mos të futet bash lehtë në Kosovë. Këto protesta edhe e kishin efektin e tyre para opinionit të gjerë si brenda dhe jashtë Kosovës, duke dërguar mesazhe të qarta se Serbia nuk mundet lehtë ta nëpërkëmbë   shtetësinë e Kosovës. Kësaj radhe ‘properëndimori’ Boris Tadiq nuk e la pa e ‘begatuar” suitën e tij antishqiptare edhe me vëllaun e tij rus Konuzin, i cili më mirë do të ishte të merret me punët llugë të shtetit te vet. Nëse ardhja e presidentit serb Boris Tadiq nuk i mërziti shumë qeveritarët tanë, ardhja e tij në Kosovë ishte lojë në vargun e lojërave me ndjenjat e shqiptarëve tashmë të lodhur nga gjendja e rëndë sociale-ekonomike dhe situatën jo të mirë politike, të cilën e imponuan minoriteti serb ne veri të vendit, të ndihmuar nga Serbia dhe Rusia. Sigurisht që Tadiq këtë vizitë në Kosovë e bëri për konsum të brendshëm politik, kur dihet se kësaj pranvere organizohen zgjedhjet nacionale në Serbi. Po këtë lojë antishqiptare por në rrethana të tjera politike e luante edhe kryekrimineli i luftës, Sllobodan Millosheviq. Vizitat e Tadiqit pas luftës neper objektet e kultit kanë për qëllim që t’i mbajnë gjallë shpresat e rreme se Kosova është Jerusalemi serb. Zotimin se do të përmbahet nga deklaratat politike, Tadiqi si gjithmonë si të pabesë që janë serbët e shkeli më të dyja këmbët edhe gjatë kësaj vizite. “Nuk do ta njoh kurrë pavarësinë  dhe as organet e shtetit të Kosovës, kjo është toka jonë” deklaroi Tadiq. Ai doli haptazi në përkrahje të strukturave paralele kriminale serbe ne veri të vendit. Edhe racisti Irinej e vajtoi minoritetin serb, gjoja për padrejtësitë që vazhdimisht po i ndjekin në tokën e tyre të shenjtë... dhe marrëzira të tjera si këto. Nuk ka kurrfarë diskutimi se vizitat e Tadiqit me rastin e kërshëndellave në Kosovë, janë me karakter krejt politik. Ai ka mjaft objekte fetare në Serbi. Pikërisht para vizitës së fundit, presidenti serb në një intervistë për mediat serbe kishte thënë se në javët e ardhshme do të kërkonte nga shtetet më të fuqishme të botës një plan për gjoja zgjidhjen e situatës në veri, duke u bazuar në modelin e dy Gjermanive, Tirolit Jugor apo modelit te ishujve Aland. Edhe ultranacinalisti Tomisllav Nikoliq me rastin e Kërshëndellave deklaroi se Serbia gjoja nuk kërkon as më pak dhe as më shumë vetëm kërkon të mbetet në kufijtë e saj shtetërorë, duke aluduar se edhe Kosova është pjesë e Serbisë. Shovinistet serbomedhenj bëhen sikur kanë harruar kufijtë e saj, se janë Pashallëku i Beogradit e asgjë më shumë. Territorin e tyre serbët e zgjeruan me forcë dhe me ndihmën e fuqive të mëdha të kohës. Injoranti Tadiq doli të na propozojë gjoja modele të reja për veriun e vendit, kur Kosova i është afruar shifrës 100 të njohjeve të pavarësisë nga shumë shtete të botës. Të gjitha këto lëvizje të përbashkëta ruso-serbe në dëm të Kosovës, na bëjnë me dije se paqja e tashme është e padefinuar. Serbia po kërkon çdo rast luftë te re me shqiptarët, ndonëse lufta psikologjike është duke u zhvilluar. Deri sa do të tolerohet kjo lojë e ndyrë serbe në Ballkanin Perëndimor mbetet të shihet. Derisa të zgjatë kjo situatë e nderë politike, edhe paqja në këtë pjesë të botës do vazhdojë të mbahet peng nga Serbia….

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›