"Serbia po flijon institucionet për kandidaturë"

Sipas tij, liderët politik serbë të Kosovës më nuk do të takohen për të diskutuar për anulimin e referendumit ka thënë për “Glas Rusije” (Zëri i Rusisë) Pantiq, i cili konsideron se Qeveria e Serbisë me pezullimin e referendumit po shuan institucionet serbe në Kosovë.
Pantiq ka thënë se ka mbetur vetëm edhe që institucionet serbe të shuhen dhe të përmbushen të gjitha kushtet për kandidaturë dhe se deklarata e të ashtuquajturit ministër për Kosovë, Goran Bogdanoviq tregon se Serbia është afër realizimit të këtij kushti.
“Vetë fakti që ministri Bogdanoviq ka thënë se Qeveria e Serbisë ende nuk ka shqyrtuar nëse do të shpallen zgjedhjet lokale edhe në Kosovë është tregues i mjaftueshëm që ne kishim të drejtë kur kemi shpallur referendumin, pasi kjo është një nga mënyrat e tyre për shuarje të institucioneve serbe në Kosovë. Nuk është në përputhje me kushtetutën që në Kosovë të mos shpallen zgjedhjet. Pra, tani po tregohet që serbët të cilët jetojnë në Kosovë, po respektojnë kushtetutën e Serbisë, ndërsa qeveria e Republikës së Serbisë po e shkel”, ka thënë Pantiq.