E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia rrezikon pezullimin nga aktivitetet

Serbia rrezikon perjashtimin nga Europa pas dhunes se ushtruar nga tifozet ekstremiste dje ne mbremje ne stadiumin Marassi te Xhenovas.

Te gjitha mediat italiane e kane cilesuar dhunen si te paprecedente ndersa Beogradi ka kerkuar falje zyrtare. Por a do mjaftoje kjo per te shpetuar kombetaren e Stankovic amp Co nga raprezalja e UEFA-s Demi me i vogel qe mund ti shkaktohet kombetares serbe eshte humbja ne tavoline 3-0 por UEFA ka treguar se eshte e afte te reagoje me shpejtesi kur behet fjale per dhune.

Delegati David Petriashvili pritet te paraqese raportin ne UEFA dhe vendimi do te merret brenda 15 ditesh. Ne analize do merret parasysh edhe dhuna gjate ndeshjes se vitit 2008 ne Beograd ku u vra nje tifoz i skuadres se Tuluzes. Nese perjashtohet Kombetarja serbe kjo nuk do te jete hera e pare pasi ne vitin 1992 u perjashtuan nga europiani duke i lene rruge te lire Danimarkes qe pak muaj me vone u shpall edhe kampione e kontinentit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›