E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, sfida ndaj Gjermanisë shansi i fundit për kualifikim

TIRANë- Gjermania e Serbia vijnë në duelin e sotëm, pas dy tablove krejt të kundërta që dhanë në ndeshjet e para. Falë 3 pikëve që ka më shumë se serbët, skuadrës së Loev mund t’i mjaftonte edhe një barazim, përderisa do presin direkt Ganën (aktualisht po 3 pikë) në ndeshjen e fundit të grupit dhe mund t’i lajnë aty llogaritë për vendin e parë. Nga ana tjetër, skuadra e Antic do të kthehej në garë për kualifikim vetëm me një fitore.
Aspak i prirur nuk duket trajneri Loev për të bërë ndryshime nga ajo skuadër që gjunjëzoi Australinë në ndeshjen e parë. Sulmuesi që duhet ta nisë nga stoli, Kakau duhet të bëjë kujdes për të mos marrë karton të verdhe, pasi do të pezullohej përderisa e ka një të tillë.

Formacioni i mundshëm pritet të jetë (4-2-3-1): Neuer, Lahm, Mertesacker, Friedrich, Badstuber; Schëeinsteiger, Khedira; Mueller, Ozil, Podolski; Klose
Tek Serbia i skualifikuar është mbrojtësi Lukoviç, i cili doli me karton të kuq ndaj Ganës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Neven Subotic. Kuzmanoviç duhet të luajë në vend të Milijas në qendër të mesfushës, ndërsa Danko Lazoviç mund të preferohet ndaj Pantelic, ose Zigic në sulm.

Formacioni i mundshëm (4-4-2): Stojkovic, Ivanovic, Vidic, Subotic, Kolarov; Krasic, Stankovic, Kuzmanovic, Jovanovic; Zigic, Lazovic
Gjermania dhe Serbia s’janë përballuar kurrë me njëra-tjetrën në Botëror, por përfaqësueset e tyre të mëparshme, Gjermania Perëndimore dhe Jugosllavia kanë një histoi të gjatë në evenimentin e FIFA. Dy vendet janë ndeshur gjashtë herë nga 1954 deri 1998, me gjermano-perëndimorët që kanë 4 fitore. Suksesi i vetëm jugosllav erdhi në çerekfinalen e 1962 në Kili.
Në 6 ndeshje të luajtura numërohen 4 fitore të Gjermanisë Perëndimore, 1 barazim, 1 fitore e Jugosllavisë; golaverazhi është 11-4 për gjermanët, ndërsa ndeshja e fundit mes ekipeve është në Francë 1998, ku fiksuan një barazim 2-2.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›