E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 1 vit nga vrasjae Kekës, reagon PDK:vrasësit ende të lirë

TIRANë- Sot në 1 vjetorin e vrasjes së kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka ka reaguar edhe PDK, sipas së cilës vrasësit e tij janë ende të lirë. PDK e ka cilësuar vrasjen e tij një “goditje të rëndë për demokristianët”. Partia demokristiane në reagimin e saj i ka bërë thirrje prokurorisë “të mos mbyll kutitë e vrasjes së politikanëve”.

Kryetari i PDK-së në Malësi të Madhe, Aleksandër Prekë Keka, 34 vjeç u vra një vit më parë në Grizhë, në segmentin rrugor Shkodër – Han i Hotit, rreth 5 km larg qytetit të Koplikut dhe vetëm pak minuta pasi kryeministri Berisha, në qytetin e Shkodrës, rreth 20 km larg vendit të ngjarjes, priste shiritin e përurimit të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.

Në momentin e atentatit me lëndë plasëse, Keka, një ndër biznesmenët më të njohur në Malësi të Madhe, udhëtonte i vetëm në mjetin tip “Mitsubishi Pajero”.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve okularë, mjeti i cili udhëtonte nga Kopliku në drejtim të Shkodrës është parë të shpërthente dhe të dilte jashtë rrugës në të djathtë të saj, andej dhe nga lëvizte, rreth 70 m pasi kalon urën në fshatin Grizhë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›