E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 80 kilograme marijuane, pranga 51-vjecarit

Gjirokaster Rreth 80 kilograme marijuane jane bllokuar dje gjate nje aksioni te efektiveve te policise se Gjirokastres. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres bene te ditur se eshte arrestuar ne flagrance 51-vjecari nga Kavaja, Qani Dobjani. Aksioni u krye ne oret e para te mengjesit. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip "Volksvagen Polo", me targe TR 88 68 A, i cili udhetonte ne drejtim te Fierit ne vendin e quajtur Ura e Lumit, ne zonen e Gjirokastres, ne rrugen kombetare Gjirokaster-Tepelene. Lenda narkotike u gjet brenda automjetit, i cili me pas rezultoi se ishte marre me qira nga firma koncensionare e "Volksvagenit" ne Shqiperi. "Gjate kontrollit te mjetit, konstatuam se ne te ndodheshin 40 pako, ne forme cilindrike, te mbeshtjella me leter natriban me ngjyre kafe, me peshe 2 kilograme secila, ku brenda tyre kishte lende narkotike e llojit marijuane", tha nje nga efektivet pjesemarres ne aksion. Policia tha se per transportimin e narkotikeve kishte informacione paraprake.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›