Bush, firme anetaresimit ne NATO
TIRANE-Ne nje ceremoni zyrtare, e para e ketij lloji dhe e ketyre permasave, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush dje, pas mesnate hedh firmen per Protokollin e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Nenshkrimi i presidentit amerikan, vjen pas vendimit te rreth nje muaji me pare qe mori Senati i SHBA-ve, i cili ratifikoi me vote unanime Protokollin e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. E vecanta e kesaj ceremonie, ka te beje me faktin e organizmit te saj. Nje ceremoni e tille, eshte e para qe zhvillohet nga Shtepia e Bardhe, dhe se kete here tjeter, nenshkrimi i protokolleve, eshte bere larg ceremonive zyrtare. Nje zgjedhje e tille e presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, vec nje akti simbolik, eshte edhe nje vleresim dhe mbeshtetje per Kroacine dhe Shqiperine, ne pergjithesi, por edhe per qeverite e tyre, ne rrugen e anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut Verior edhe me vendet te gadishullit te Ballkanit. Ne ceremonine e nenshkrimit, kane qene te pranishem, edhe senatore e kongresmene amerikane, anetare te komisionit te jashtem te Senatit te SHBA-ve, perfaqesues te trupit diplomatik, miq dhe dashamires se te dy vendeve. Ne ceremoni ka qene i pranishem dhe sekretari i pergjithshem i NATO-s. Jaap de Hoop Shefer, si i ftuar i posacem i presidentit Bush. Deri tani Parlamentet e Hungarise, Letonise, Lituanise, Polonise, Rumanise, Bullgarise dhe Senati i SHBA-ve, kane ratifikuar Protokollin e Shqiperise ne NATO. Nenshkrimi nga te gjithe vendet anetare pritet te perfundoje para samitit te ardhshem ne pranvere.
Parlamenti i Sllovakise ratifikoi dje me unanimitet te plote, Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Kjo eshte nje tjeter mbeshtetje e vendeve evropiane ne drejtim te Shqiperise, qe kjo e fundit te behet anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Sllovakia eshte vendi i tete qe miraton Protokollin .
Parlamenti i Sllovakise ratifikoi dje me unanimitet te plote, Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Kjo eshte nje tjeter mbeshtetje e vendeve evropiane ne drejtim te Shqiperise, qe kjo e fundit te behet anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Sllovakia eshte vendi i tete qe miraton Protokollin .