Gjykata leter-porosi autoriteve italiane per Gashin
Gjykata e Krimeve te Renda nepermjet Ministrise se Drejtesise do te lajmeroje nje prej anetareve te "Bandes se Durresit" per procesin qe ka nisur ne ngarkim te tij. Bujar Gashi i vene ne pranga vetem nje muaj me pare ne Trento, Itali nga Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Romen. Shtetasi Bujar Gashi eshte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Krimeve te Renda ne daten 21 korrik te ketij viti 2008 ka caktuar masen e sigurimit "arrest me burg" per veprat penale te vrasjes ne bashkepunim, mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe krijimit te organizates kriminale. Keto vepra penale sipas policise, ai i ka kryer ne bashkepunim me anetaret e tjere te "Bandes se Durresit", te cilet jane duke u gjykuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per nje sere veprash te renda penale.