E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe zeri i qytetarit te degjohet

Zeri i qytetarit tani mund te degjohet dhe ne nje forum te hapur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, (ATSH), e cila se bashku me agjencite e Ballkanit Perendimor kane promovuar ne Tirane portalin WEB-DEP. "Agjencia Telegrafike Shqiptare ka me se dy vjet qe po punon per realizimin e projektit WEB-DEP, i financuar nga Keshilli i Evropes dhe qe ka ne thelb filozofine "Qe zeri yt te degjohet", tregon ne nje interviste znj.Antoneta Malja, drejtoreshe e Pergjithshme e ATSH-se. Permes WEB-DEP nje shqiptar, nje maqedonas, nje serb apo nje grek, vende qe perfshin ky projekt, mund te diskutojne nje teme te forumit shqiptar, per shembull. "Pra, ketu kemi arritur ne komunikimin aktiv rajonal", thote ajo, ndersa shton se WEB-DEP synon te krijoje nje komunikim dhe shkembim te vazhdueshem per ceshtje te rendesishme rajonale qe ndikojne direkt ne jeten e qytetareve te rajonit te Ballkanit Perendimor, informacion qe mblidhet dhe bartet nga Agjencite Kombetare te Lajmeve te vendeve pjesemarrese.

Sipas drejtoreshes Malja, forumi WEB-DEP do te jete nje vend ku njerezit mblidhen per te ndare idete.

Njerezit ne forum, gazetare, qytetare, eksperte dhe njerezit ne pushtet, diskutojne nje ceshtje apo nje problem te momentit dhe ndajne njohurite e tyre. "Shpresojme qe forumet te jene nje mundesi qe njerezit te perfshihen ne procesin politik, te degjohet opinioni i tyre dhe mbase dhe te krijojne nje ndryshim pozitiv", shprehet znj. Malja.

WEB-DEP, eshte nje nga shume projektet qe Agjencia Telegrafike ka realizuar gjate muajve te fundit, per kthimin e saj ne nje burim profesional dhe te besueshem te lajmit brenda dhe jashte vendit. "Me pelqen te permend ate qe thote Tom Curley, nje nder personalitetet me te medha te Associated Press se nje komb njihet ne media nga agjencite kombetare te lajmeve", thote znj. Malja, duke shtuar se eshte kjo nje nder arsyet qe kemi percaktuar shume projekte, disa prej te cilave te realizuara me sukses.

Permbledhja javore 'Milestone', qe ofrohet falas ne faqen e internetit te ATSH, e vleresuar me cmim ne Nice te Frances ne takimin e Aleances se Agjencive te Lajmeve te Mesdheut, (AMAN), rubrika "Specialja", nje sherbim i posacem javor qe permban shkrime dhe lajme ne interes te publikut, sherbimi 'Audio', nje bashkepunim i Ambasades Franceze ne Tirane, etj jane disa nga projektet e realizuara se fundi ne kete institucion mediatik.

Krahas ketyre, znj.Malja nenvizon kujdesin qe i eshte treguar fotografise qe prodhohet ne institucionin qe drejton. "Foto-lajmi, fotot me te perzgjedhura te javes, shoqeruar me tekst sqarues, dhe qe percaktohen nga nje staf profesionistesh, por edhe fotoja arkiv, e cila evokon ngjarje te rendesishme per vendin, jane disa nga risite ne drejtim te fotografise si nje nga elementet me te rendesishem te Agjencise", vlereson ajo, ndersa nuk le pa permendur dhe procesin e dixhitalizimit te fotove, sipas viteve, specifikave dhe kohes qe mbulon ne vetvete.

Dy fjale rreth ATA

Agjencia Telegrafike Shqiptare, nje agjenci shteterore lajmesh, eshte krijuar mbi 70 vjet me pare dhe eshte i vetmi burim zyrtar ne vend. Perfaqesuesit e ATSH, thone se prodhon mbi 200 lajme ne dite nga bota dhe vendi, mbulon te gjitha temat ne te gjitha formatet, ndersa ne 17 vitet e fundit ka transmetuar rreth 2 milione lajme nga politika, ekonomia, ngjarjet sociale, sport, kulture brenda e jashte vendit. Znj. Malja thote se sot ATSH-ne e vizitojne rreth 24.600 persona ne muaj, nga te cilet 97 per qind jane shqiptare dhe 3 per qind jashte Shqiperise", tregon.

Klodi Shehu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›