E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbisë i shtyhet statusi i kandidatit

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës, i ka kushtuar rëndë Serbisë. Zhvillimet e fundit në veri, i kanë zvogëluar gjasat Serbisë para 9 dhjetorit ku pritej t`i jepej këtij shteti statusi i kandidatit për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Gazeta Novosti e Beogradit shkruan se kjo mundësi i është shtyrë Serbisë për në mars apo prill.
 

Një kontribut të veçantë në këtë drejtim po i jep kundërshtimi kategorik i Gjermanisë ndaj Serbisë. Se në çfarë pozicioni do të jetë Serbia para “ditës D”, do të merret vesh më 5 dhjetor, kur mblidhen shefat e diplomacive të shteteve të BE-së.
 

“Një numër i madh i shteteve mbështesin kandidaturën tonë, por disa shtete kanë vënë kushte për arritjen e hapave konkret në dialogun me Kosovën, si dhe zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tani”, ka thënë zëvendëskryeministri serb për integrime evropiane, Bozhidar Gjeliç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›