E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seremb Gjergji me platformë për president të Kosovës

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji ka dalë edhe me platformë të veçantë si kandidat për president të Republikës së Kosovës, përderisa ka thënë se platformën e tij do ta prezantoj të dielën në një konferencë për shtyp që do ta mbaj para Bibliotekës Kombëtare.

Në një komunikatë që ka lansuar për media thuhet se kjo platformë është përgatitur nga kandidati për president të Republikës së Kosovës dhe ekipi i tij. Sipas Gjergjit kjo platformë bazohet në pesë shtylla themelore që janë: Zhvillimi dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës; Demokracia dhe zhvillimi i rendit demokratik;

Siguria, rendi dhe ligji; Politika e jashtme parimore dhe ndërtimi i raporteve të shkëlqyeshme me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n; si dhe me të gjitha vendet pro-demokratike dhe Zhvillimi dhe avancimi i Forcave Mbrojtëse të Kosovës – FMK (FSK aktualisht), konform nevojave të kohës.

“Misioni i kandidati për Presidentit është që së pari Kosova të anëtarësohet ne OKB, pastaj NATO dhe deri në vitin 2020 Republika e Kosovës të jetë e integruar edhe në Bashkimin Evropian. Marrëdhënie të jashtëzakonshme Euro-Atlantike dhe me vendet pro-demokratike më qëllim të adresimit të interesit të përbashkët (Common Interest)”, shkruhet në platformën e Gjergjit.

Në këtë komunikatë thuhet se Seremb Gjergji si kandidati për President do të jetë faktor pajtues për rritjen e mirëkuptimit dhe pajtimit ndërmjet faktorëve politik në Kosovë; me qëllim të rritjes së stabilitetit politik, e si rezultat i kësaj do të vij rritja e investimeve, rritja e punësimit dhe mirëqenies ekonomike e sociale te të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Unë si kandidat për President do të jam mbështetës i fuqishëm i respektimit të rendit kushtetues dhe ligjeve në fuqi në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, detyrë dhe obligim i im si president i Republikës së Kosovës do të jetë rritja e numrit të njohjeve me qëllim të anëtarësimit të shpejtë në OKB, NATO dhe BE’.

Pos këtyre pikave, kandidati për president të Republikës, Gjergji thotë se do të angazhohet edhe për ; Promovimin e sportit dhe anëtarësimin e tij në organizmat ndërkombëtarë; Promovimin e kulturës dhe traditave tona në fushën ndërkombëtare; Promovimin e turizmit në Kosovë; Promovimi i resurseve natyrore që ofron vendi ynë dhe zhvillimi i tyre; Promovimin e resurseve njerëzore – një rini punëtore, e arsimuar dhe e gatshme për t’i përballuar sfidat e kohës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›