E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkëlqen me Norvegjinë U-17

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 12:12

Veton Berisha ka shfaqur një paraqitje të shkëlqyeshme me ekipin U-17 të Norvegjisë, në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Greqisë. Sulmuesi i Vikingut ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes, duke shënuar dy gola për ekipin skandinav.

Selektori i Norvegjisë, Oivind Nilsen ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Berishës, por edhe të futbollistit tjetër kosovar, Kamer Qaka. “Berisha ishte i mirë dhe shënoi dy gola, kurse Qaka ka bërë përpjekje maksimale dhe ka dhënë kontribut të madh”, tha Nilsen për uebfaqen norvegjeze, fotball.no.

Berisha e ka kaluar Norvegjinë në avantazh në minutën e 33-të, kurse pas dy golash të grekëve, ai e ka barazuar rezultatin në minutën e 68-të. “Ishte e vështirë për ne të ktheheshim në lojë, pas rezultatit 2:1. Por, kjo ishte një lojë mjaft inkurajuese për ne”, shtoi Nilsen.

Të enjten, ekipi norvegjez do të ballafaqohet sërish me Greqinë, para kualifikimeve për Kampionatin Evropian, të cilat fillojnë në fund të këtij muaji. Si Berisha, i cili u ndëshkua edhe me karton të

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›