Sergei Lavrov në Iran
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Iranin të mërkurën, për të diskutuar një varg çështjesh, të cilat përfshijnë edhe rrethin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, në lidhje me programin e tij bërthamor.
Temë diskutimi pritet të jetë edhe situata në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, e posaçërisht kriza në Siri.
Irani dhe Grupi P5+1, në përbërje të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës, do të takohen në Moskë më 18 dhe 19 qershor.
Një rreth i ngjashëm i bisedimeve, i mbajtur muajin e kaluar në Bagdad, ka dështuar të prodhojë ndonjë marrëveshje.