E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e shqetësuar për Tymoshenkon

Ish-presidenti i Polonisë, Aleksander Kvasnievski dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Koks, kanë shkuar në Ukrainë, në prag të gjykimit të apelit për ish-kryeministren Yulia Tymoshenko.

Dy zyrtarët janë caktuar si vëzhgues të procedurës. Vitin e kaluar, Tymoshenko është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për shkak të “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”, por rasti i saj është parë në masë të madhe si i motivuar politikisht.

Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov, ka mirëpritur emërimin e Kvasnievskit dhe Koksit, duke thënë se vendi i tij “është i hapur për monitorim të paanshëm”.

Apeli do të mbahet më 26 qershor. Rasti Tymoshenko ka bërë që shumë diplomatë perëndimorë të bojkotojnë ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që luhen në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›