E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farm: Reforma ne Kod zgjidh ngercin politik Rozeta Rapushi

Ngerci politik mund te zgjidhet vetem me realizimin e reformes zgjedhore qe do te garantonte transparence ne zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. Ky variant zgjidhjeje, u propozua dje nga eurodeputeti Joran Farm, i cili eshte edhe perfaqesues i Grupit Socialdemokrat ne Parlamentin Evropian. i ndodhur ne Tirane, Farm tha se nje reforme e plote zgjedhore do t’i jepte fund debateve politike per zhvillimin e tyre. Si dhe do te conte perpara Shqiperine ne procesin e integrimit te vendit, duke qene se pritet vendimi per marrjen e statusit te vendit kandidat. “Parlamenti Evropian po planifikon te adaptoje nje rezolute per Shqiperine dhe une jam i bindur se ne menyre unanime do te mirepresim shqyrtimin e aplikimit tuaj per anetaresim. Por, do te nenvizojme nevojen per reforma te metejshme ekonomike, politike, ne sistemin gjyqesor dhe reforma sociale”, beri te qarte Farm, duke vleresuar ecurine e Shqiperise dhe domosdoshmerine e realizimit te reformave qe kerkohen nga Bashkimi Evropian. Eurodeputeti, theksoi faktin se tashme Parlamenti e ka dhene mbeshtetjen per liberalizimin e vizave per Shqiperine, cka eshte nje hap pozitiv. “Ne kemi dhene mbeshtetjen paraprake per procesin e liberalizimit te vizave, por sigurisht me kushtin qe Komisioni Evropian te verifikoje ne muajt qe vijne permbushjen e kritereve te mbetura dhe une kam shume shprese per kete”, theksoi Farm. Eurodeputeti socialdemokrat vuri ne dukje faktin se rezoluta u ben thirrje partive politike, qe te angazhohen ne nje dialog konstruktiv per te percaktuar rregullat elektorale qe do te garantonin transparence ne zgjedhjet e ardhshme dhe do te zgjidhnin ngercin politik. Dhe sipas tij, nje gje e tille duhet te realizohet menjehere. Apeli i eurodeputetit, vjen ne nje kohe kur opozita dhe me sakte Partia Socialiste, ka refuzuar publikisht te marre pjese ne reformen zgjedhore, pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Nje qendrim ky qe le peng realizimin e kesaj reforme, per te cilen duhen minimalisht 84 vota per ta miratuar ne Kuvend. Ftesa e perseritur e kryeministrit Sali Berisha u be vetem dy dite me pare ndaj opozites qe te hartoje vete propozimet per permiresimin e ligjit te zgjedhjeve dhe mazhoranca do t’i miratoje ato, me kushtin e vetem qe te jene sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Institucionit qe certifikoi zgjedhjet e vitit te kaluar. Ne te njejten linje kane qene dhe shume nga partite e vogla, perfshire dhe aleate te PS, e cila kerkon transparencen, pastaj Kodin..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›