E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A- Milan shkeputet 4 pike ne krye te renditjes

Milan ia ka dalë që të shkëputet 4 pikë në krye të Serisë A, pas fitores 2-0 në fushën e tij ndaj Leçes dhe pas barazimit 0-0 të Juventusit në stadiumin e Xhenoas. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Noçerino që në minutën e 7-të dhe Zllatan Ibrahimoviç në minutën e 65-të, duke i dhënë kampionëve një fitore të rëndësishme pas humbjes 0-3 në Londër ndaj Arsenalit.
Juventusi nuk pati shumë fat ndaj Xhenoas, pasi goditi dy herë shtyllën, ndërsa nuk qe në gjendje që të merrte fitoren. Bardhezinjtë ishin në këtë ndeshje pa trajnerin Konte dhe me shumë mungesa në mbrojtje. Këto rezultate bënë që Milani të jetë tani në kuotën e 57 pikëve, ndaj 54 të Juventusit.
Në ndeshjet e tjera, spikat goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar Erion Bogdani në portën e ish-skuadrës së tij, Çezena. Bogdani fillimisht humbi një penallti, pastaj shënoi dhe tani ka 3 gola radhazi për skuadrën e tij të re, Sienën.
Në ndeshjet e tjera, Katani fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës dhe Atalanta barazoi 1-1 ndaj Parmës. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›