Superliga - Tirana ne krye

Tirana rimerr kreun e klasifikimit, të cilin e kishte humbur vetëm për 24 orë, pas fitores së Skënderbeut në Peqin. Bardheblutë e drejtuar nga Hulian Rubio Sançez fituan 2-1 në transfertën me Pogradecin, të luajtur në fushën asnjanëse të Elbasanit. Florent Aziri në minutën e 18-të hapi serinë e golave për 24-herë kampionët, megjithatë Eminhazeri arriti të barazonte shifrat për liqenorët. Kosovari tjetër ekzekutoi një goditje dënimi të shkëlqyer në të 54-tën, duke mposhtur portierin Ilion Lika.
Megjithatë, Tirana nuk u dorëzua deri në fund dhe në minutën e 78-të kaloi sërish në avantazh me mbrojtësin Dushku. Me rezultatin 2-1, kryeqytetasit regjistruan fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe të gjashtën radhazi duke llogaritur edhe Kupën, ndërsa tashmë kryesojnë të vetëm në Superligë, me 36 pikë, një më shumë se Skënderbeu ndjekës.
Fitore kanë regjistruar edhe Laçi dhe Kamza. Kurbinasit mposhtën 1-0 Apoloninë, me golin e shënuar nga Nimani në të 36-tën, ndërsa 1-0 fitoi edhe Kamza me Bylisin, ku vendosi rrjeta e Micit në të 60-ën.
Pas këtyre ndeshjeve, Tirana kryeson kampionatin, Skënderbeu është i dyti, ndërsa Teuta ka mbetur në vend të tretë me 33 pikë, 3 më pak se kreu dhe 2 më pak se korçarët. Flamurtari është në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Kastrioti e Vllaznia e ndjekin, përkatësisht me 25 e 23 pikë.