Seria A, 90 minutat finale të një sezoni spektakolar
ROME-Sytë e të gjithë Italisë do të jenë të përqendruara sot në dy qytete, Siena e Verona. Luhet java e fundit e Serisë A dhe dilema më e madhe për t'u zgjidhur është ajo e skuadrës kampione. Interi është në pole-position, pasi ka gjithçka në dorë. Zikaltërve u mjafton të mundin Sienën për të fituar titullin e pestë rresht, ndërkohë që Roma shpreson te një mrekulli. Dhe në fakt, asgjë nuk mund të quhet e mbaruar. Siena ka treguar se është një skuadër e vështirë për Interin. Vjet, ekipi i Murinjos e ka mundur me një gol në pozicion jashtë loje, ndërsa në fazën e parë me një përmbysje thuajse të pabesueshme. Bardhezinjtë e Malezanit kryesonin 3-2 deri 4 minuta para fundit, por golat e Shnajder dhe të Samuel, bënë që Interi të merrte tre pikë. Sot do të jetë një atmosferë tjetër, pasi Siena nuk ka asgjë për të humbur dhe Interi gjithçka. Ndërkohë, Roma do të udhëtojë për në Verona ku do të ndeshet me Kievon, një skuadër e vështirë, por që ashtu si Siena nuk ka asnjë objektiv.
Ranieri në sulm
Nuk ishte e thënë që raportet mes trajnerit të Romës Klaudio Ranieri dhe atij të Interit Zhoze Murinjo, të ishin të qeta edhe në javën e fundit. Tekniku verdhekuq në konferencën e djeshme për shtyp ka sulmuar sërish kolegun e tij zikaltër, një "armik" i vjetër tashmë. "Nuk mendoj për Interin. Mendoj vetëm për Romën time dhe tifozët tanë, - tha ai. - Ndjehem Klaudio Ranieri, një trajner futbolli, një njeri me fat që bën punën që dëshiron. Murinjo? Do të kishte shumë për të thënë nëse do t'u fliste për futboll njerëzve të futbollit. Duket që mua më ka për zemër sepse flet shpesh për mua. Por, sinqerisht që nuk më intereson ajo që thotë apo mendon, madje më shkakton neveri. Kështu që flasim për gjë tjetër", shtoi trajneri i Romës. Por, gazetarët kanë insistuar për këtë çështje. "Përse më sulmon gjithnjë? Më ka frikë, - thotë duke qeshur, - jo, është diçka tjetër. Mund të thosha shumë gjëra për të, por nuk më intereson aspak. Tani të merremi me gjëra serioze". Ranieri megjithatë duket i kënaqur edhe nëse nuk fiton titullin. "U kishim premtuar tifozëve një ëndërr, që do të luftojmë deri në fund, dhe ja ku jemi. Nëse në shtator do mendonim se do shkonim deri këtu, do të na tallnin", shton ai.
Reagon portugezi
Nuk ka vonuar përgjigja e Zhoze Murinjos, pas fjalëve të djeshme të Klaudio Ranierit. Në fakt, tekniku nuk ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, por nëpërmjet një komunikate zyrtare të shpërndarë nga uebsajti zyrtar i klubit, ka ironizuar trajnerin e Romës. "Neveria e Ranierit? çfarë është neveria e Ranierit?, - shkruan portugezi. - Unë kam studiuar dhe njoh vetëm "Neverinë" e Zhan-Pol Sartrit, filozof që ka marrë çmimin Nobel, por edhe një i apasionuar i madh i futbollit". Një ironi që është vijim i sulmeve të shpeshta të Murinjos karshi kolegut të tij verdhekuq. Sidomos në javët e fundit, mes tyre ka patur shpesh akuza dhe kundërakuza. Sot gjithsesi luhet akti final.
(d.b/BalkanWeb)