E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja, çelsi triumfon në Kupën e Anglisë

ANGLI- çelsi ka triumfuar në finalen e Kupës së Mbretëreshës në Angli, duke mundur 1-0 Portsmuthin në “Uembli”. Takimi ka dhuruar 90 minuta dramatike, por në fund skuadra e Ançelotit ka hyrë në histori, duke fituar dy trofe në një sezon, gjë që nuk e kishte bërë kurrë. Përpara golit të shënuar nga Didier Drogba në minutën e 59-të, çelsi kishte goditur 5 herë shtyllën e portës së Portsmuthit.

Shtylla e gjashtë rezultoi me fat, pasi topi u përplas në shpatullat e portierit Devid Xhemjs dhe përfundoi në rrjetë. Megjithatë, skuadra e Avram Grant humbi edhe një penallti me anë të Boateng, që goditi shumë keq. Me këtë triumf Karlo Ançeloti ka hyrë në histori si trajneri i parë debutues që fiton dy trofetë më të rëndësishëm në Angli në një sezon, ndërsa një arritje të tillë nuk e bëri as Murinjo. Përballë bluve ishte një skuadër e rënë nga kategoria si Portsmuthi dhe ata nuk kanë gabuar. FA Cup është turneu futbollistik më i vjetër në botë dhe në Angli ka një rëndësi shumë të madhe.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›