E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, vizita e Erdogan, digjet flamuri turk në shenjë proteste

ATHINE- Megjithëse hapi një faqe të re me Athinën, vizita e kryeministrit turk në Athinë ka sjellë edhe pakënaqësi mes grekëve. Sipas CNN turk një grup protestuesish kanë djegur sot flamurin turk, në një nga rrugët e kryeqytetit grek, në shenjë proteste ndaj takimit mes sy krerëve të qeverisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Jorgos Papandreu.

“Deti Egje i përket grekëve”,shkruhej në një prej pankartave të protestuesve të cilët u shpërndanë menjëherë nga policia e Athinës. Kjo e fundit nuk lejoi përhapjen e mëtejshme të demonstratës së tyre për të mos cenuar vizitën historike të Erdogan, e cila po promovon përmirësimin e marrëdhënieve të pazakonta mes dy vendeve.
“është bërë një hap i madh përpara në përmirësimin e marrëdhënieve për paqe në rajon dhe për vendosjen e stabilitetit”, - thuhej në një deklaratë të përbashkët të dy kryeministrave të publikuar nga media greke.

Gjatë një prononcimi për televizionin grek Net, Erdogan tha se, kishte ardhur në greqi për të treguar solidaritet me popullin grek, që po përballet me një krizë të rëndë ekonomike. Por analistët thonë se arsyeja e vërtetë e kësaj vizite është gjetja e një marrëveshje për zgjidhjen e cështjes së Qipros.
Vetëm dy ditë përpara se të shkonte në Athinë, Erdogan u takua në Ankara me presidentit turk. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura zgjati rreth 2 orë e gjysmë, por me të mbërritur në Ankara, Erogli i tha gazetarëve se gjatë takimit do të vlerësohej cështja e Qipros, përpara vizitës së Erdogan në Athinë. Ai kujtoi se bashkimet për bashkimin e ishullit, do të rinisin më 26 Maj me takimin e tij me presidentin qipriot.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›