E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, endacaku në kërkim të fatit, apelon për ndihmë

MAT- Ky është Andrea Lepuri nga fshati Kalivac i komunës Batë, njeriu që njihet nga banorët e Matit si endacaku rrugëtues. Cdo ditë e tij kalon përgjatë aksit Milot-Rrëshën, aq sa i ka mësuar përmendësh kthesat dhe objektet në anë të saj. Varfëria, mungesa e një strehe, e një familje, e të ardhurave, vec ndihmës ekonomike prej 4800 lekësh të vjetra e ka detyruar Andrean të kthehet si rrugëtari fjalëpak në kërkim të fatit.

Por fati i tij duket se është fshehur në këto canta që e shoqërojnë kudo, ndërsa rrobat e vetme jane ato që mban veshur dhe që e bën ti përngjajë ndonjë personazhi kinematografik. Në mungesë të një catie, streha e këtij njeriu të vecantë është një copë plastmas që e mban me vete, ndërsa vaktet janë më te varfra se vetë mjerimi…bukë thatë.

Jeta e tij i ngjan kësaj dite me shi, teksa e hasim në rrugë. Por pavarësisht dëshpërimit dhe vetmisë, Andrea nuk humb kurajon për të kaluar cdo sfidë që fshihet pse edhe pas kësaj kthese.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›