E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli paralajmëron njohje të re të Kosovës

PRISHTINE- Në një njoftim të Aleancës Kosova e Re paralajmërohet një njohje e re për Kosovën, nga “një shtet i madh afrikan”. Kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli, thuhet të ketë pasur një vizitë të suksesshme në ëashington, ku, sipas njoftimit, ka pasur një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, si dhe me presidentë të tri vendeve afrikane. Lajmi bëhet publik nga agjencia kosovare Koha.

Sipas njoftimit të AKR-së, aktiviteti i Pacollit ka vazhduar edhe pas kësaj vizite në SHBA, me pjesëmarrjen e tij në sesionin veror të Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt në Dar es Salaam, në fillim të muajit, ku biznesmeni kosovaro-zviceran i kthyer në politikan, thuhet të ketë shkuar me ftesë nga presidenti i Tanzanisë, me këtë rast Pacolli “pati mundësinë të takohej edhe me shumë burrështetas të vendeve të Afrikës”.

Njoftimi i AKR-së vazhdon me një paralajmërim për një njohje të re të Kosovës nga një “shtet i madh afrikan”, por edhe kësaj radhe emri i shtetit mbahet sekret, ndërsa njohja që thuhet se do vijë i përshkruhet si meritë lobimit të Pacollit.

AKR bën të ditur se turi i lobimit i Pacollit do të vazhdojë edhe më tutje, ndërsa thuhet se lobistë të tij janë takuar edhe me presidentin e Xhamajkës, të cilit thuhet se ata i kanë “ofruar mundësitë e njohjes së Kosovës nga ky shtet”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›