Trepça e nis mbarë
_-_10923-490x320.jpg)
Skuadra e Mitrovicës, Trepça, i ka nisur mbarë garat e play-off-it. Xehetarët të shtunën kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bashkimit me rezultat 97:86.
Këtë ndeshje Trepça e ka zhvilluar në Bardhosh pa praninë e publikut, pasi terreni i saj është i pezulluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për gjashtë ndeshje, shkaku i ekseseve të ndodhura në Mitrovicë në ndeshjen finale për Kupën e Kosovës ndërmjet Trepçës e Sigal Prishtinës.
Në çerekun e parë, forcat në terren ishin të barabarta, pasi asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë shkëputje të madhe në rezultat, derisa rezultati përfundimtar i kësaj pjesë-loje ishte 23:24 për Bashkimin. Edhe në çerekun e dytë prizrenasit ishin më të mirë, duke kontrolluar lojën, me ç’rast portokallinjtë këtë çerek e përmbyllën me tetë pikë epërsi.
Duke e ditur rëndësinë e këtij takimi, Trepça – e udhëhequr nga Drilon Hajrizi – shpërtheu në çerekun e tretë, përkatësisht në pjesën e dytë të lojës, duke e kthyer rezultatin në favor të vetin. Ky çerek u përmbyll me rezultat 33:9 për gjelbërezinjtë. Me këtë rast, Trepça e qetë e nisi çerekun e fundit të takimit, duke mos e lejuar Bashkimin t’ia cenojë epërsinë e krijuar. Edhe në këtë çerek, Trepça ishte më efikase, me ç’rast ky takim u përmbyll me rezultat të përgjithshëm 97:86.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, i cili realizoi 32 pikë. Kurse për Bashkimin, Muhamed Thaçi i shënoi 27 sosh.
Ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Trepça do ta zhvillojë si mysafire e Bashkimit në Prizren dhe nëse mitrovicasit fitojnë në atë takim, do të kalojnë në finale të play-off-it. Por, nëse Bashkimi fiton, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë dhe e fundit, kur Trepça do të luajë si vendase.
Sot, Sigal Prishtina – Peja
Ndeshja tjetër gjysmëfinale e play-off-it do të zhvillohet në kryeqytet të dielën prej orës 19:00, ndërmjet Sigal Prishtinës e Pejës. Edhe pse Sigal Prishtina parashihet si favorite për të depërtuar në finale, nuk pritet ta ketë edhe aq të lehtë të triumfojë përballë pejanëve. Duhet kujtuar se kandidati tjetër për titull, Trepça në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës me mund të madh dhe me epërsi të vogël të pikëve e pati mposhtur Pejën.