Promovohet Kosova

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, të shtunën në stadiumin Upton Park, në përballjen West Ham United - Sunderland, në reklamat e stadiumit u prezantua edhe reklama e promovimit të shtetit të Kosovës - ‘Kosovo, The young europeans’.
Në këtë përballje, të cilën e fituan Hammers me rezultat 1:0, paraqitja e Valon Behramit ishte mjaft e mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ndërsa fushatës i mungoi Lorik Cana për shkak të lëndimit.
Siç kishte njoftuar për gazetën Express ditë më parë, Ekrem Tahiri, drejtor i PR-Solutions, kompani kjo e marketingut, partnere e kompanisë tjetër izraelite për Kosovë, Saatchi & Saatchi, kjo e fundit kishte arritur marrëveshje rreth kësaj çështjeje me menaxhuesit e stadiumit Upton Park që në reklamat e stadiumit të West Hamit, gjatë lojës, përkatësisht pesë minuta gjithsej, të shfaqej edhe reklama “Kosovo, The young europeans”.
Tahiri dhe bashkëpunëtorët e tij kishin punuar shumë gjatë rreth realizimit të kësaj ideje. Fillimisht, ata kishin hasur në vështirësi, sepse nuk ka pasur vend për reklamën e tyre, por për fat në fund ishte liruar një vend, të cilin e shfrytëzuan, duke arritur marrëveshje që ta qesin reklamën e tyre. Dhe, kështu, e gjithë puna e tyre u shpërblye të shtunën, pasi reklama ‘Kosovo, The young europeans” promovoi si është më së miri shtetin më të ri në botë, i cili e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Po ashtu, Tahiri ka treguar se tash po punohet intensivisht rreth zmadhimit të kësaj ngjarjeje edhe me ide të tjera. Ai paralajmëroi se edhe ndeshje tjera të mëdha ndërkombëtare do të shfrytëzohen për ta promovuar Kosovën shtet nëpërmjet kësaj reklame.
Reklama ‘Kosovo, the young europeans’ është punuar nga kompania izraelite e marketingut Saatchi & Saatchi, e financuar nga Qeveria e Kosovës, që për qëllim ka promovimin e shtetit të Kosovës nëpër botë.