E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën në Vlorë. Grevë ndaj vendimit të Gjykatës

VLORË- Një konflikt pronësie afër detit në Vlorë vë përballë dy familje vlonjate. Bëhet fjalë për një sip. prej 8500 m katrorë, afër shkollës së Marinës, që pretendohet nga familjarët e Gani Tafilit dhe familjarët e Sefser Tafilit. Gjykata e Faktit dhe Apelit në Vlorë është shprehur dy herë në favor të familjes Tafili, si dhe raporti nga Departamenti Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave për këtë cështje. Por megjithatë familja tjetër, ajo e Sefser Sali Hamzait kundërshton vendimet dhe ka vendosur të hyjë në grevë urie. Ata pretendojnë se një nga trashëgimtarët e Gani Tafilit, funksionar i ministrisë së Drejtësisë ka ndikuar në dy vendimet e marra nga gjykatat. Por ky pretendim është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga familjarët e Gani Tafilit. Ata shprehen se në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk kanë ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë. Madje në deklaratën e tyre për shtyp ata shprehen hapur se, do tju drejtohen organeve të drejtësisë me kallëzim penal ndaj trshëgimtarëve të Sefser Sali Hamzait, për tjetërsim dokumentacioni si dhe shkelje të imazhit publik. Familjarët e Gani Tafilit disponojnë një dosje me dokumentacion të hershëm që daton që në vitin 1936 dhe që vërteton pronësinë e tyre mbi tokën në fjalë. Për të cilën Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë dha aprovimin e saj, në maj të vitit 2008 dhe po ashtu pesë ditë më parë Gjykata e Apelit, la në fuqi të njejtin vendim. Nga ana tjetër familjarët e Sefser Sali Hamzait prej disa ditësh kanë hyrë në grevë urie pasi pretendojnë pavlefshmëri të vendimit të dy gjykatave. Ndërkaq krahas qëndrimeve të ndryshme nga të dyja palët, në truallin në fjalë është ngritur prej 3 vjetësh një pallat disa katësh. Drejtuesit janë kontraktuar nga familja greviste, duke e vështirësuar edhe më shumë zgjidhjen e këtij konflikti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›