E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Lacio humbet 2-1 ne fushen e Novares

Lacio sërish humbet në Serinë A duke e rrezikuar edhe një herë seriozisht vendin e tretë, pra mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Skuadra kryeqytetase u mposht 2-1 në fushën e Novarës, në takimin e hapjes së javës së 34-ët të kampionatit italian.
Vendasit shënuan të parët, duke përfituar nga një autogol në minutën e 35-të. Reagimi ishte i shpejtë dhe barazimi u arrit vetëm 2 minuta më pas, me autor të golit, Kandrevën.
Në pjesën e dytë, trajneri i Lacios, Reja, kërkoi që ta fitonte takimin, por ndodhi e kundërta.
Fillimisht, nga fusha doli mesfushori shqiptar Lorik Cana, por kjo lëvizje nuk e ndihmoi skuadrën mike. Vetëm dy minuta pasi kosovari u zëvendësua, Novara shënoi golin e dytë me autor Maskarën, duke e fituar krejt përballjen me rezultatin 2-1.
Kur mbeten edhe 3 ndeshje deri në fund të kampionatit, Lacio nuk është e sigurt në vendin e tretë, ndërsa janë të shumta skuadrat që duan të shkojnë në Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›