E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A rihapet gara per Champions

Bëhet e zjarrtë gara për vendin e tretë në Serinë A, që do të thotë bileta e fundit për në Champions League. Në javën e 34-rt të kampionatit fitojnë Napoli dhe Inter, ndërsa bien Lacio dhe Roma. Pas humbjes 2-1 të Lacios në fushën e Novarës, me bardhkaltërit që tashmë rrezikojnë seriozisht të humbasin vendin e tretë, Interi dhe Napoli regjistrojnë dy fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe.

Napolitanët fituan pa vështirësi 2-0 me Leçen dhe ngjiten në vendin e katërt, me 54 pikë e tashmë kanë vetëm një pikë diferencë nga Lacio. Ndërkohë, zikaltërit triumfuan 3-1 me Udinezen, një rivale direkte për zonën Champions, falë rilindjes së Sneijder, që realizoi dy gola. Me këtë rezultat, Interi ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke arritur në klasifikim pikërisht friulianët.

Roma humbet 2-1 në shtëpi përballë Fiorentinës, me sfidën që u vendos nga rrjeta e Laxarit në shtesë. 2-1 fitoi edhe Parma në fushën e Palermos, ndërsa Siena-Bolonja përfundoi në barazim 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›