E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi bëhet mur dhe eliminon Barcelonën

Çelsi është finalisti i parë i Kupës së Kampioneve. Blutë e Londrës kanë barazuar 2-2 dje në Camp Nou, duke eliminuar kampionët e Europës në fuqi. Përpos parashikimeve që jepnin blaugranat në finalen e Mynihut, Çelsi tregoi se edhe duke u mbrojtur për më shumë se 90 minuta dhe duke shfrytëzuar në maksimum të vetmet kundërsulme, di se si të marrë rezultat. Sakaq, duhet thënë se Barcelona u ndëshkua edhe nga Mesia, Lionel Mesi, i cili humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë. Në fraksionin e parë të lojës ishte Buskets, që i kaloi fillimisht në avantazh vendësit, ndërsa Iniesta dyfishoi dy minuta nga fund. Por njëlloj si në Londër, në minutën e vetme shtesë, ishte parabla e bukur dhe me finesë e Ramires që i bëri me krahë londinezët. Në ato minuta Çelsi luante me 10 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të Xhon Territ. Në pjesën e dytë u luajt praktikisht në një portë, por blutë rezistuan, dhe në minutën e parë shtesë shfrytëzuan një kundërsulm me Torres, duke ndëshkuar përfundimisht blaugranat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›