E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te pashmangshme zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi dje se ne krye te axhendes se opozites do te vijoje te qendroje perpjekja per te arritur zgjedhjet e parakohshme si dhe protestat popullore. Ne takimin e djeshem me gazetaret kreu socialist nuk ngurroi te fliste edhe per mundesine e zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme pavaresisht se nuk paraqiti asnje plan per realizimin e ketyre zgjedhjeve

Kryetari i PS-se Edi Rama vetem pak minuta pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin per arkivimin e listave te zgjedhesve ne Arkivin e Shtetit si material te klasifikuar e cilesoi vendimin juridikisht te pavlefshem. Duke akuzuar kreun e KQZ-se se eshte nje vegel ne duart e Kryeministrit Rama u shpreh i vendosur se asgje qofte dhe ky vendim i KQZ-se nuk mund ta ndale opoziten te kembengule per transparencen e zgjedhjeve

Ne te paren dalje perpara gazetareve per kete vit te ri kryesocialisti deklaroi se ne krye te axhendes se opozites do te vijoje te qendroje perpjekja per te arritur zgjedhjet e parakohshme si dhe protestat popullore. Ndersa sa i takon marredhenies me Parlamentin Rama theksoi se do te jete e njejta nje marredhenie e kushtezuar teresisht ku socialistet nuk do te votojne asnje draft te sjelle nga kjo mazhorance. Ne takimin e djeshem me gazetaret kreu i selise roze nuk ngurroi te fliste edhe per mundesine e zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme pavaresisht se nuk paraqiti asnje plan per realizimin e ketyre zgjedhjeve. Ne do te vazhdojme me te gjitha energjite qe ta mundesojme largimin e kesaj qeverie. Nga transparenca e veprimtarise korruptive tek protestat dhe deri tek zgjedhjet qe nuk do te lejojme qe te jene perseritja e krimit elektoral te 28 qershorit 2009. Ne flasim per zgjedhje dhe me kete nenkuptojme dergimin e vendit ne zgjedhje te parakohshme te cilat jane e vetmja zgjidhje per te dale nga kriza aktuale politike - tha Rama. Sipas tij vendimi per asgjesimin e materialeve zgjedhore kerkon jo vetem firmen e kryetarit te KQZ-se por edhe ate te nenkryetarit megjithese pjesetaret e tjere te KQZ-se argumentuan se sipas rregullores kur nenkryetari nuk ve firmen prane nje urdhri ky urdher administrativ shnderrohet ne akt normativ. Tani nuk ka me njeri qe nuk e beson se zgjedhjet e kaluara parlamentare jane vjedhur. Mbledhja e sotme e djeshme e KQZ-se eshte akti i demaskimit te Berishes si kusar i votave te popullit. Ne fillim tha qe nuk do ti djege fletet e votimit dhe tani i dogji. Me pas tha se opozita mund ti marre listat nga arkivi ndersa diten e djeshme ai i burgosi. Ne Kodin Zgjedhor eshte shkruar qarte se pa firmen e nenkryetarit te KQZ-se cdo akt qe mban vetem firmen e kryetarit eshte i pavlefshem. Ky akt tregon me se miri se Kryeministri Berisha i vodhi votat e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe se eshte ai fajtori per refuzimin e statusit te vendit kandidat per ne BE - tha Rama gjate bashkebisedimit te tij te perjavshem me gazetaret. Duke u ndalur tek marredhenia e opozites me Kuvendin kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi edhe nje here se marredheniet e PS-se partise me te madhe te opozites me Kuvendin e Shqiperise do te vazhdojne te mbeten te kushtezuara teresisht ku socialistet nuk do te votojne asnje draft te sjelle nga kjo mazhorance. Marredhenia me Parlamentin do te vazhdoje te jete teresisht e kushtezuar ndersa prania ne te nuk vihet ne diskutim - u shpreh Rama. Sipas kreut te selise roze qeveria aktuale duhet te largohet sa me pare pasi ajo perben nje kercenim per vendin dhe kjo do te vije nenvizoi ai nepermjet protestave dhe zgjedhjeve te parakohshme. Kjo qeveri duhet te largohet si kercenim per vendin qe sot eshte me pak i lire dhe me me pak pune sepse eshte marre peng nga votat e vjedhura. Ne do luftojme qe ta largojme kete qeveri me protesta dhe me zgjedhje te parakohshme qe nuk do te lejojme te grabiten njesoj si ato te 28 qershorit - deklaroi Rama. Per kreun e socialisteve edhe nisma e mocionit ndaj Kryetares se Kuvendit e lene menjane per nje kohe nga socialistet do te behet shume shpejt megjithese ashtu sic u shpreh dhe vete Rama matematikisht kjo gje eshte e pamundur. Gjithashtu kreu socialist duke vazhduar me akuzat e tij ndaj mazhorances theksoi se edhe procesi i liberalizimit te vizave nuk ishte merite e qeverise por e Evropes dhe se merita e vetme e qeverise ishte refuzimi i statusit kandidat. Kryesocialisti theksoi se partia qe ai drejton do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011 dhe se mospjesemarrja sipas tij nuk ka qene asnjehere nje opsion. Ne do te marrim pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk e kemi pare asnjehere nje enderr te cilen Saliu dhe Iliri e shohin perhere qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje. Kjo gje nuk ka qene kurre nje opsion - perfundoi fjalen e tij kreu i PS-se Edi Rama.

Rama Nuk kemi numrat por do ta rrezojme Topallin

Kreu i opozites Rama njoftoi dje se PS do te vazhdoje edhe me nismen e mocionit kunder Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli te cilen sipas tij e kritikon edhe vete Brukseli. KE ka te drejte kur drejton gishtin nga Jozefina Topalli dhe ne do vijojme nismen tone per ta cuar ne Kuvend pavaresisht numrave qe sot per sot e bejne te pamundur nje gje te tille aritmetikisht. Kjo nisme do te vleje per te konsumuar cdo mundesi demokratike te opozites parlamentare ne rrugen e perpjekjes sone per normalizimin e jetes se Parlamentit qe kushtezohet nga sjellja primitive dhe kultura shume e manget e zonjes Jozefine - theksoi Rama. Kryesocialisti vuri ne dukje se Kuvendi ne vazhdimesi e ka shperfillur institucionin e opozites dhe per kete ai fajesoi kryesisht sjelljen e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›