Takimi Rama-Berisha pa rezultat, Berisha: Vendimi i gjykatave s'preket
Takimi i djeshëm në presidencë mes kryeministrit Berisha dhe kreut socialist Edi Rama ka përfunduar pa rezultat. Në përfundim të tre ore bisedimesh, te zhvilluara pa praninë e mediave, kryeministri Berisha, u shpreh se garantoi kreun e shtetit dhe liderin e opozitës se qeveria është e gatshme të trajtojë çdo problem, por nuk do të trajtojë çështje për të cilat gjykata ka dhënë vendimin e saj.
“I kërkova zotit Rama të listojë problematikën dhe të trajtojë gjithçka.
Unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtoj problemet që unë kam
me gjykatën sikurse nuk trajtohen problemet që zoti Rama ka me gjykatën e
apelit. çdo problem që ai ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtojmë”
tha Berisha ndërsa vlerësoi se takimi ishte një përpjekje pozitive e
kreut të shtetit. "Rame dakord qe Topi te vazhdoje te eksploroje te
gjitha mundesite e konvergjencave per ceshtje bazuar ne rezoluten e
Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, por edhe ne raportin e OSBE/ODIHR sikundër e garantoj edhe presidentin dhe zotin Rama që jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset
për cështjet zgjedhore mes PS e PD" tha nje dite me pare Berisha.
Kreu i qeverisë shoqërohej në takim nga nënkryetari i Partisë
Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa lideri socialist Rama nga kreu i
Asamblesë Gramoz Ruçi. Prej afro 6 muajsh deputetët e PS-së kanë bojkotuar parlamentin ne
proteste per hetimin e zgjedhjeve dhe ky takim shihej si mundesia e
fundit per nje marrëveshje politike ne menyre qe opozita te rikthehet ne
Parlament.
Nderkohe, ne nje konference te nje dite me pare, Rama tha se eshte i gatshem te perpiqet te zgjidhur krizen permes dialogut. Dhe mesa duket, opozita duket se do te prese ditet ne vazhdim per nje kompromis pa u tërhequr nga hapja e kutive, por jo pa fund sic tha kreu i opozites.“Nuk shkon në tryezë për të kryer një formalitet të quajtur dialog, por për të nxjerrë vendin nga kriza përmes dialogut. Jam i gatshëm të vazhdoj të përpiqem me të gjitha energjitë dhe pasionin tim për tia dalë, por sic ia thashë hapur dhe sinqerisht zotit Berisha nuk jam aspak i gatshëm të pranoj zvarritjen e dialogut në pafundësi. Jo sepse unë nuk kam dutrim, përkudrazi, por thellimi i krizës po bëhet i padurueshëm për shqiptarët dhe opozita e këtij vendi nuk përfaqëson interesat e mia, por interesat e gjithë shqiptarëve” tha Rama.
ALSAT
Azhornuar së fundi ( e diel , 14 shkurt 2010 )
< I mëparshmi