Messi eliminon dyshimet

Me het-trikun e tij kundër Mallorcas, Lionel Messi konfirmoi pozitën e tij në krye të listës së golashënuesve në La Liga me 13 gola dhe dha përgjigje bindëse për të gjithë ata që kishin thënë se ai kishte pësuar rënie të formës në javët e fundit.
“Është çmenduri të thuhet se isha në krizë vetëm sepse kam kaluar tri ndeshje pa shënuar” tha Messi pas ndeshjes. Ylli argjentinas ka krijuar shprehi të përgjigjet në fushë me gola dhe asistime për shënimet e bashkëlojtarëve.
Het-triku i tij kundër Mallorcas e ngriti atë në kuotën e 13 shënimeve deri më tani, më tepër se cilido futbollist tjetër. Messi insistoi se het-triku i tij nuk ishte gjëja kryesore e ndeshjes. “Nuk jam i interesuar sa gola shënojë, ajo që ka rëndësi është që ekipi arriti fitore” përfundoi ai.