E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema, lojtari i vitit në Francë

Karim Benzema është zgjedhur futbollisti francez i vitit 2011.

Sulmuesi i Real Madridit dhe i Kombëtares franceze ka dalë i pari, përpara mesfushorit të Manchester Cityt dhe Francës, Samir Nasri, njofton e përditshmja sportive ‘France Football’.

Ndërkaq, trajneri i Lilles, Rudi Garcia, është zgjedhur trajneri i vitit 2011. Një vit më parë, këtë çmim e fitonte Didier Deschamps i Olympique Marseilles. Benzema pati një rikthim të madh këtë vit, pas sezonit dështues që e pati vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›