Primera Divizion, java e 31-të
Kampionati Spajoll ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së 31-të ku Real Betis dhe Sevilja kanë ndarë një barazim spektakolar me rezultatin 3-3.
La Liga do të vijojë sot dhe nesër me të tjera takime interesante të cilat pritet të shoqërohen gjithashtu me gola dhe emocione të shumta. Dy bigët e Primera Divizion, Real dhe Barcelona, pasi kanë mësuar kundërshtarët e Gjysmëfinaleve të Chempions Ligë, do të luajnë ndeshjet e kësaj jave ditën e Diel. Të dy trajnerët respektivë pritet që në këto javë të mbetyra tu japin më shumë hapsira lojtarëve më pak të aktivizuar me qëllimin e vetëm për të ruajtur lojtarët kryesorë për sfidat jetike të Ligës së kampionëve. Si madrilenët ashtu edhe katalanasit këtë fundjavë do të luajën në transfertë. Reali do të udhëtojë drejt qyteti bask ku do të bërballet me Atletiko Bilbaon ndërsa Barcelona do të udhëtojë Saragozë ku do të bërballet me vendasit të cilët kërkojnë ti largohen fundit të renditjes.
Një tjetër takim interesant i kësaj jave do të jetë edhe ai mes Aletiko Madrid dhe Granadës. Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren për të shpresuar në një hap të gabuar të Real për të rimarrë vendin e dytë në renditje.Në La Ligën spanjolle këtë fundjavë do të kemi këto përballje:
Valadolid – Getafe
Levante – Deportivo
Espanyol – Valencia
Malaga – Osasuan
Nesër Primera Divizion do të vijojë me këto takime:
Rajo Vajekano – Real Sociedad
Atletiko Madrid – Granada
Saragoza – Barcelona
Atletiko Bilbao – Real Madrid
Ndërsa të Hënën do të mbyllë javën e 31-të sfida mes Majores dhe Selta Vigos