Seria A spektakel dhe barazim ne San Paolo

Kanë dhuruar spaktakël në “San Paolo”, Napoli dhe Juventus, në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të, të cilën e kanë mbyllur në barazim 3-3.
Vendasit fitojnë një 11-metërsh që në minutat e para të takimit, por ndodh ajo që pak e mendonin. Hamshik godet dhe shënon, ndërkohë që lojtarë të tjerë futen në zonë përpara goditjes e si rrjedhojë përsëritet penalltia, këtë herë Hamshik gabon duke e nxjerrë topin jashtë portës.
Vetëm 7 minuta nga ky episod është sërish Marek Hamshik, edhe pse i nisur nga një pozicion jashtë loje që rikuperon gabimin duke zhbllokuar shifrat.
Brenda pjesës së parë skuadra e Kontes ndëshkohet sërish dhe këtë herë është Pandev që i con në 2-0 shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, kryesuesit e Serisë A, shënojnë me Matrin duke ngushtuar diferencën.
Entuziazmi i “Zonjës së Vjetër” zgjat pak pasi është sërish Pandev ai që shënon golin e tij të dytë personal të takimit dhe të tretin për Napolin.
Kur u duk se skuadra Maxarrit kishte arritur të mundte një tjetër skuadër të madhe Juventusi nxjerr në pah eksperiencën duke mos u dorëzuar deri në fund.
Në minutën e 72-të Estigaribia shënon pas asistit të Matrit, ndërkohë që Pepe bën gjithcka vetë pak minuta më vonë dhe i ndihmuar disi nga fati shënon golin e tretë duke barazuar shifrat në 3-3.
Me këtë rezultat Napoli nuk mori atë që priste ndërkohë që Juventusi mbetet 2 pikë përpara Milanit, tashmë me ndeshje të barabarta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Pique rrezikon ndeshjen ndaj Real Madrid
Barcelona fitoi me rezultatin e pastër 4-0 ndeshjen ndaj Rayo Vallecano të luajtur të martën në mbrëmje, e vlefshme për javën e 17 të Ligës BBVA. Angli-Kupë, fitore për Liverpul dhe Siti
Golat e Maksi Rodrigez dhe Martin Kelit i dhanë fitoren 2-0 Liverpulit përballë Celsit, në ndeshjen cerekfinale të “Carling Cup”, të zhvilluar në “Stemford Bridge”. Berlusconi: Kthehem si president i Milanit
“Do të rikthehem në postin e presidentit të Milanit”. Kështu është shprehur Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë, i cili tashmë është i lirë nga impenjimet e qeverisë. E ardhmja, Beckham në dilemë
Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë. Barca inferiore ndaj Realit
Barcelona rrezikon më shumë se kurrë këtë sezon të distancohet nga lufta për titullin në kampionatin spanjoll të futbollit. Katalanasit që kanë dominuar në La liga dhe në Champions vitet e fundit, tashmë janë në vendin e dytë dhe kuotat e basteve kanë vendosur Realin si fituesin potencial, duke spostuar Barcelonën.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë