Zidane do të bëhet trajner

Aktualisht është i kënaqur me punën e drejtorit teknik në Real Madrid, por Zinedine Zidane ka paralajmëruar se “herët ose vonë” do të kthehet sërish në fushë. Jo për të luajtur, por për të drejtuar një skuadër.
Objektivi i ardhshëm i legjendës franceze është të bëhet trajner. “Kam dëshirë të ndajë diçka, përvojën time, do të bëhem trajner, por tani për tani kam ende nevojë të mësojë”, deklaroi Zidane gjatë një interviste për France Info.
“Tani, më pëlqen detyra që kam, jam në klubin më të madh në botë, ka presion por është përvojë e shkëlqyeshme dhe kjo më kënaq”, përfundoi ai.
Zidane, u pensionua nga futbolli pas Kampionatit botëror 2006 ku me Francën arriti deri në finale por humbi pas penalltive nga Italia. Zidane, ishte përjashtuar në atë duel pas goditjes së famshme ndaj Marco Materazzit.