E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish lëkundje sizmike, tërmete në Sarandë e Gjirokastër

Vendi ynë është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Pas Dibrës dhe Kavajës, lëkundje sizmike janë regjistruar edhe në jug të vendit. Dy tërmete të tjerë janë regjistruar gjastë natës së kaluar në jug të vendit. Specialistët e Institutit të Sizmiologjisë konfirmuan të premten se lëkundjet janë regjistruar në Gjirokastër dhe në Sarandë. Sipas specialistëve të sizmiologjisë tërmeti në Gjirokastër ishte me magnitudë 4.4 ballë ndërsa ai në nëntokën e Sarandës 3.9 ballë i shkollës Rihter.
Sipas specialistëve të Institutit Sizmiologjik, tërmetet e kishin epiqendrën përkatësisht në Piqeras të Gjirokastrës dhe në Finiq të Sarandës, ndërsa fuqia e lëkundjeve është ndjerë deri në Tepelenë dhe Përmet.
Sipas të dhënave nga gazetarët tonë në rrethe, për pasojë nuk ka viktima dhe dëmë materiale, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë mes banorëve.
Në harkun e pak ditëve në vendin tonë janë rregjistruar mbi 300 lëkundje sizmike. Lëkundjet më të forta u regjistruan më datë 6 shtator në Komunën e Gjoricës në Dibër. Lëkundjet me forcë 7 ballë që u ndien edhe në rrethe të tjera shkatërruan me qindra banesa.
Gjatë ditëve të fundit, lëkundje sizmike janë regjistruar edhe në Shqipërinë e mesme.
Për fat të mirë tërmetet kanë shkaktuar vetëm dëmë materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›