Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak, plani i Tiranës i filmuar

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shtyrë për një datë të pacaktuar. Shkak është bërë refuzimi për të parë të filmuar planin e Tiranës për shkak të mungesës së ekspertit nga një firmë zvicerane që do bënte prezantimin e tij. Refuzimi ka ardhur nga këshilltari i PD-së, Ferdinand Poni.
Sipas Sokol Dervishajt, kreut të Këshillit prezantimi i planit në ditën e sotme nuk është në nivelin që kërkon mbledhja e këtij Këshilli.
Gjatë mbledhjes së sotme, pritej të prezantohej plani i Tiranës para 55 këshilltarëve të këtij këshilli.
Në mbledhje kanë bërë betimin 10 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të cilët zëvendësuan anëtarët të cilët u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.