Zgjedhjet e 8 majit negociatat per bashkite PD i jep Elbasanin LSI-se
Partia Demokratike nis zyrtarisht bise-dimet me aleatet per te dale me kandidate te perbashket ne zgjedhjet lokale te tete majit. Kryeministri Sali Berisha ka paralajmeruar formimin e nje koalicioni te madh paraelektoral duke perfshire thuajse te gjitha forcat politike me te cilat PD-ja bashkepunoi edhe ne zgjedhjet e pergjithshme dy vjet me pare. Ndryshe nga 28 qershori kete vit ne krah te demokrateve do te jete edhe Levizja Socialiste per Integrim e cila eshte edhe forca e pare politike me te cilen PD-ja ka nisur negociatat. Burime nga selia blu bejne te ditur se nenkryetari i PD-se Astrit Patozi dhe sekretari organizativ Flamur Noka jane duke negociuar me partite aleate per ndarjen e bashkive dhe komunave.
Bisedimet me LSI
Pas takimeve te para mes zyrtareve te larte te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim kane dale edhe rezultatet e para. Keshtu LSI-ja do te mbeshtese kandidatin e Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes. Nderkohe burime nga LSI-ja bejne te ditur se gjate bisedimeve eshte rene dakord dhe eshte prane konfirmimit marrja nga kjo force e Bashkise se Elbasanit ku pritet te kandidoje ish-deputeti i PS-se dhe nje prej gjashte deputeteve qe votuan Bamir Topin per President Durim Hushi. Nderkohe nga PD-ja ende nuk konfirmohet lenia e kesaj bashkie. Ne te njejten kohe burime nga LSI-ja bejne te ditur se ne diskutimet per minibashkite ne Tirane eshte rene dakord qe kjo parti te marre kater njesi konkretisht minibashkine 2 3 5 dhe 6.
Aleatet
Gjate diteve te fundit partite aleate disa prej te cilave te perfaqesuara ne nivele te para dhe te dyta te qeverisjes qendrore kane paraqitur kerkesat e tyre prane demokrateve qe nga ana e tyre pritet ti kalojne ne site te gjitha propozimet perpara se te vendosin per zonat qe do te lene te lira. Mesohet se kriteri mbi te cilin do te ndahen zonat per aleatet do te jete rezultati i marre nga secila prej tyre ne zgjedhjet lokale te 18 shkurtit 2007. Partia Republikane e treta per nga numri i votave ne koalicionin e djathte pritet te zhvilloje keto dite nje mbledhje te kryesise ku do te percaktohen njesite vendore te cilat do tu kerkohen demokrateve. Burimet nga PR-ja bejne te ditur se e sigurt eshte nje njesi bashkiake ne Tirane. Ne proceset e fundit elektorale kjo force ka marre njesine 8 ne kryeqytet. Nderkohe partite e tjera te vogla te kontaktuara dje nga gazeta nuk kane folur konkretisht per numrin e bashkive dhe komunave qe do te kerkojne por si ne cdo proces tjeter bisedimesh edhe kete vit kerkesat e tyre duket se do te jene te shumta.
Zgjedhjet e 2007
Sipas kriterit te vendosur nga demokratet pas LSI-se eshte pikerisht PR-ja ajo qe pritet te kete numrin me te madh te zonave te lira pasi ne zgjedhjet e kater viteve me pare ka marre 75 mije vota. Pas LSI-se e PR-se vijne me nje diference te vogel votash Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes e cila ne ate kohe ne aleance me PS-ne ka marre 47 mije vota ndersa PAA-ja e Xhuvelit 49 mije vota. Ne zgjedhjet lokale te kater viteve me pare Partia Levizja e Legalitetit ka marre 27 mije vota tre mije me shume se Partia Bashkimi Liberal Demokrat.
Kandidaturat e PD
Kandidaturat e Partise Demokratike pritet te percaktohen brenda dhjete diteve te para te ketij muaji. Dhjetediteshi i pare i marsit duhet te jete dhjetediteshi i finalizimit perfundimtar te kandidaturave. Pra zonja dhe zoterinj deputete kerkoj nga ju qe se bashku me kryesite e degeve dhe te gjithe strukturat zgjedhore te Partise Demokratike te angazhoheni ne menyre qe te permbushim me pergjegjesi te plote kete stad shume te rendesishem per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme brenda standardeve nderkombetare me daten 8 maj u shpreh kryeministri Berisha dy dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
Partia Votat
LSI 121 172
PR 75 730
PAA 49 016
PAD 47 686
PLL 27 788
PBLD 24 427
PBK 17 675
PDI 15 523
PBKD 7 613
AMIE 1 086
PDM 552
PDRESH 613