E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketat libaneze qëllojnë territorin izraelit

Ushtria izraelite tha në një deklaratë, se raketat të cilat ranë në rajonin  perëndimor të Galiles, nuk shkaktuan ndonjë viktimë,  por ajo paralajmëroi se "ushtria izraelite, konsideron se kjo ngjarje është një incident serioz, dhe beson se kjo është përgjegjësi e qeverisë dhe ushtrisë libaneze dhe për të shmangur këtë lloj të sulmeve."

Sipas Daily News, Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha, se këto janë raketat e para që qëllojnë e Izraelin, që nga viti 2009 dhe po ashtu, që nga viti 2006 ku mes Izraelit dhe Iranit u përjetua një luftë 34-ditore e cila pati mbështetje dhe nga luftëtarët Hizbullahut me bazë në Liban.

"Disa raketa goditën Galilen perëndimore. Ushtria izraelite e konsideron këtë incident të rëndë dhe provokues, i cili është i synimeve për shtimin e zjarrit," thuhet në një deklaratë të zyrës së zëdhënësit të ushtrisë.

Faqja e lajmeve Ynet, transmeton se në vendin ku ranë raketat janë parë Shtëllunga tymi. Radioja publike e Izraelit, njoftoi se katër raketa kishin rënë në Izrael, ato nuk kanë shkaktuar viktima, përveçse disa dëme të vogla, ndërsa një tjetër raketë u ul në një zonë të populluar, por nuk shpërtheu.

Komandantët ushtarakë lokalë janë duke bërë vlerësimin e situatës, por nuk kanë thënë gjë për banorët në veri të Izraelit, ku ranë raketat, nëse është apo jo e nevojshme që ti strehojnë ata në bazat ushtarake, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Incidenti i fundit në kufirin izraelito-libanez daton në 1 gusht, kur ushtarët nga të dy vendet shkëmbyen zjarr së bashku. Një incident i ngjashëm më shumë se një vit më parë, la të vdekur dy ushtarë libanezë, një gazetar dhe një zyrtar izraelit.

Në maj të këtij viti, trupat izraelite vranë 10 persona dhe plagosën më shumë se 110 të tjerë, kur ata ishin duke manifestuar kundër krijimit të shteti hebre në kufirin në jug të Libanit. Ata protestua kundër krijimit të shtetit  hebre në vitin1948, ku të cilët palestinezët  përdorën termin "naqba," ose katastrofa. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-29 15:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›