E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per pellumbat shenon nje te vdekur e nje te plagosur

Perleshje e regjistruar gjate dites se djeshme ne gjimnazin qe ndodhet ne rrugen e Dibres eshte e dyta ne kryeqytet brenda nje harku kohor prej vetem nje dite nga njera- tjetra.


Ne ngjarjen e pare nje person u plagos me sende te forta ndersa ne rastin e djeshem i demtuari u godit me thike.


KOR - Nje sherr per pellumbat ka perfunduar me nje te vrare dhe nje te plagosur. Ngjarja ndodhi pasditen e se martes rreth ores 1700 ne fshatin Sovjan te Korces ndersa viktima ishte shtetasi Petraq Burnazi 34 vjec nga fshati Zvirine.


Burimet zyrtare te policise bene te ditur se ne pranga ka perfunduar autori i ngjarjes Arben Dautllari 41 vjec banor i fshatit Sovjan i cili eshte ndaluar nderkohe qe ndodhej ne mjetin e tij me targa greke.


Dyshohet se ne momentin qe ka qelluar me arme ai ka qene ne gjendje te dehur. Gjithcka ka filluar ne banesen e Petraq Burnazit ku ndodhej Arbeni dhe Marsel Dautllari i aferm i autorit te ngjarjes.


Me Arbenin ata kane nisur nje bisede per modelet e pellumbave qe me pas ka degjeneruar ne nje sherr teksa eshte permbyllur me dhune fizike ku 41-vjecari Dautllari ka qelluar me grusht Burnazin.


Me pas ai eshte larguar per ne banesen e vet. Por kete perballje Burnazi nuk e ka lene me aq dhe bashke me kusheririn e 41-vjecarit Marselin ka vajtur ne banesen e rivalit per tu sqaruar me tej.


Por ne momentin qe i kane trokitur ne banese Arben Dautllari mesohet te kete marre armen tip automatik kallashnikov dhe ka qelluar mbi dy personat duke lene te vdekur Petraq Burnazin dhe duke plagosur Marsel Dautllarin. Pas ketij veprimi ai ka marre te afermin e vet dhe e ka cuar per ne spital. Me pas eshte vene ne pranga nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›