Sërish viktima në rrugët e Shqipërisë

Viktima është shtetasi Nikolin Leka, 30-vjeç, ndërkohë që një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Bëhet fjalë për drejtuesin e këtij mjeti, shtetasi Elson Malaj. Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, nga një aksident tjetër mbetën të plagosur katër persona, pasi një furgon u rrëzua. Brenda automjetit kishte 10 persona, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat, ku automjeti doli nga rruga në fshatin Zenisht.
Viktima e sotme e çon në nëntë numrin e të vdekurve në rrugët e Shqipërisë, e po kaq kanë mbetur të plagosur. Këto bilance tragjike ngjasojnë si në kohë lufte. Shkaqet e aksidenteve janë të ndryshme, ndërsa policisë i mbetem vetëm të sqarojë rrethanat pasi ka ndodhur aksidenti. /S.Lleshi/Start/
2010-12-27 11:23
[