E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënkryetari i Qarkut Durrës: Ja si Krenar Ahmeti më dhunoi djalin

FUSHE KRUJE-Kreu i Task Force Rrugore, Krenar Ahmeti akuzohet sot nga disa banorë se ka dhunuar një person gjatë një kontrolli që ka kryer në Fushë Krujë. Kjo ngjarje ka qënë preteksi që sot në komisariatin e Fushë Krujës të bllokohet hyrja nga dhjetra persona të shumtë që denoncojnë këtë fakt.

Dëshmitarë thonë se gjatë një kontrolli në Fushë Krujë, Krenar Ahmeti së bashku me 3 policë ka dhunuar fizikisht nje person, 22 vjecarin Fatmir Safuka, djalin i nënkryetarit të Qarkut të Durrësit, Saba Safuka.
Sipas të atit dhe dëshmitarëve, Ahmetaj së bashku me policët e kanë future Safukën në polici dhe aty kanë vijuar dhunën ndaj tij.
Saba Safuka ka bërë të ditur për mediat se gjithcka ndodhi gjatë një kontrolli të makinës ndaj djalit të tij. “Krenar Ahmeti I ka marrë dokumentat e makinës djalit tim duke pretenduar se nuk kanë qënë në rregull. Im bir u ka sqaruar se dokumentat e makinës që ai drejton janë në rregull, pornë debat e sipër, Krenari së bashku me 3 policë e kanë tërhequr djalin zvarrë dhe e kanë future në rajonin e policisë së Fushë Krujës. Aty ata e kanë dhunuar djalin”, rrëfeu për mediat Safuka, nënkryetari i Qarkut të Durrësit.

Të afërm të Safukës dhe banorë të tjerë, rreth 100 persona kanë bllokuar sot në mesditë hyrjen e rajonit të policisë në Fushë Krujë për një orë.
Ka qënë ndërhyrja e babait të djalit të dhunuar që ka zbutur turmën e irrituar që për pak ka shpërthyer dyert e Komisariatit të Fushë Krujës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›