E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, uji tërhiqet nga qindra ha tokë

Një ditë më parë pati reshje të dendura shiu në shumë zona, duke sjellë prurje të mëdha në lumin Drin si dhe duke fryrë liqenin e Shkodrës.

Por, sot vihet re një përmirësim i situatës. Burime nga Shtabi i Emergjencës në Shkodër, thonë se deri më tani përfaqja nën ujë është në 5 170 ha nga 5820 që ishte ditën e djeshme. Kjo tregon se uji po tërhiqet me shpejtësi, duke çliruar tokat.

Komuna e Dajçit, ku gjendja është më e rënduar, sipërfaqja e tokës së përmbytur është 1900 hektarë nga 2000 hektarë që ishte dje. Përmirësime të ndjeshme ka edhe në komunat e tjera të zonës së Nënshkodrës, në komunën Rrethina, si dhe lagjet periferike të qytetit.

Në tërheqjen e ujërave ka ndikuar edhe ulja e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, ku nga 830 metër kub për sekondë që ishte dje, sot shkarkimet janë ulur në 680 metër kub për sekondë, duke ndikuar drejtpërdrejt në një ulje prej 17 centimetrash të nivelit të ujit në shtratin e lumit Drin./S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-27 14:33
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›