E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Peqin, arrestohen dy shokët e viktimës

Në pranga ranë shtetasit Skender Reshit Sina, 56-vjeç banues ne Peqin i dënuar më parë për veprën penale te vrasjes si dhe Kujtim Met  Met’hasa, 54 vjeç banues në Peqin.

Këta persona të arrestuar janë shokë të viktimës. Sipas policisë së Elbasanit, mbi bazë të hetimeve rezulton se këta shtetas kanë vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Ibaj.

Personat e sipërpërmendur të arrestuar në flagrancë akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtjes pa leje si dhe veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia sqaron se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, por punohet më tej për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes së të dielës. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-27 11:28
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›