E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, METE garanton: Nuk do ketë ndërprerje

TIRANE-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka marrë të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të qytetarëve në festat e fundvitit.

Këtë garanci dha sot në një konferencë për shtyp zëvendësministri i METE-s Sokol Dervishaj që garantoi qytetarët se janë marrë të gjitha masat për të furnizuar pa ndërprerje me energji elektrike. Sipas tij të dyja kompanitë si KESH-i ashtu edhe OST-ja janë në gadishëmri të plotë për festat e fundvitit.

Gjithashtu Dervishaj theksoi se është një hartuar edhe një plan masash për përballimin e ngarkesës duke theksuar se METE gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm edhe me CEZ-in.

Lidhur me CEZ, Dervishaj kërkoi që kjo kompani të plotësojë me përpikmëri detyrimet ndaj konsumatorit.

Zëvëndësministri Dervishj bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2010 vendi ka patur prodhimin më të lartë të energjisë, krahasuar me vitet e tjera. Duke bërë që ky vit të ketë qënë shumë i mbarë në këtë fushë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Festat, METE garanton: Nuk do ketë ndërprerje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›