E Shtunë, 31 Tetor 2026

çavushoglu: Vetëm Topi zbatoi rezolutën e KE-së

Gjatë takimit, Çavushoglu vlerësoi rolin pozitiv të Presidentit Topi në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike mes maxhorancës dhe opozitës duke theksuar se “është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”.

Nga ana e tij, Topi bëri një panoramë të gjendjes politike, por përqendrimin kryesor kjo bisedë mes personaliteteve të larta e pati në zhvillimin e tryezës politike të bisedimeve mes maxhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës.

Lidhur me këtë, Presidenti vuri në dukje dhe vlerësoi vullnetin politik të palëve për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive që do i shërbente jo vetëm përmirësimit të klimës politike në vend, por në radhë të parë konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe të imazhit të jetës institucionale në Shqipëri, po ashtu dhe interesave madhorë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Shtetit theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke përdorur të gjithë mekanizmat kushtetuese dhe institucionale për arritjen e një rezultatit pozitiv.

Presidenti Topi vuri në dukje gjithashtu se gjatë takimeve dhe diskutimeve në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Nga ana tij, Kavushoglu, edhe në emër të anëtarëve të tjerë të Komitetit Presidencial të Këshillit të Evropës shprehu kënaqësinë e tij për takimin me Presidentin Topi dhe e konsideroi të rëndësishme këtë bisedë me Kryetarin e shtetit shqiptar.

Më pas Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes maxhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›